Ora News –Dekreti për mbetjet, Shalsi: Po përgatiten propozimet

Ora News Lajme 2016-12-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Komisionit të Veprimtarive prodhuese, nismëtar i ligjit që lejon importin e mbetjeve nuk vendos afate për shqyrtimin e dekretit të presidentit që e kthue për rishqyrtim. Duke i kthyer përgjigje demokrates, Mimoza Hajdarmataj, ai tha se po priten konsultimet e disa deputetëve me shoqërinë civile dhe ekspertët.
Komisioni i Veprimtarive prodhuese ende nuk ka asnjë datë për shqyrtimin e dekretit të presidentit që ktheu për shqyrtim ligjin për importin e mbetjeve.
Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi, njeherësh nismëtar i ligjit thotë se për këtë po priten konsultimet e disa deputetëve me shoqërinë civile e specialistët dhe disa propozime që po përgatiten.
Shalsi: Nuk jemi në këtë betejë për tu tallur me njerëzit por jemi në këtë betejë për ti dhënë zgjidhje problemit të njerëzve. Disa deputetë, që nuk dua ti paragjykoj kanë vërejtje, sugjerime, komente më kanë kërkuar që ta diskutojmë në komision në një moment oportun.
Duke i kthyer përgjigje demokrates Mimoza Hajdarmataj, Shalsi tha se nuk është shkelur asnjë afat ligjor për shqyrtimin e dekretit të presidentit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dekreti-per-mbetjet-shalsi-po-pergatiten-propozimet/

Share This Video


Download

  
Report form