Lejimi i qarkullimit të fugonëve pa licencë në Durrës ka shkaktuar reagimin e drejtuesve të autobusëve, të cilët ndihen të dëmtuar nga kjo konkurrencë e padrejtë.
Zef Nikolli, administrator i shoqërisë së autobusave DR-TR shprehet për Report TV se kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin.
Përfaqësuesi i terminalit të autobusave në qytetin e Durrësit i ka kërkuar autoriteteve përkatëse të marrin masa për të ndaluar konkurrencën e pandershme që po vijon prej kohësh.