Report TV - Report TV zbardh vendimin amnistia e 2014 shpëtoi Mziun

Report TV 2017-02-21

Views 111

Kryebashkiaku demokrat i Kamzës Xhelal Mziu dhe dy vartësit e tij Atli Hoti dhe Bujar Loshi nuk kanë shkelur asnjë ligj dhe nuk i kanë shkaktuar shtetit asnjë dëm ekonomik në buxhet ndaj ata shpallen të pafajshëm.

Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit me nr 496 dt. 22 Prill 2016 ku në 44 faqet e këtij vendimi argumenti që i ka dhënë pafajësinë Mziut është amnistia e miratuar në vitin 2014 për kundravajtjen penale.

Në faqen 31 të këtij vendimi pranohet se në një episod në lidhje me marrëdhëniet kontraktuale të Bashkisë me kompaninë që garonte në tender ka patur një shpërdorim detyre nga Mziu dhe vartësit e tij.

Ne rastin konkret siç thuhet edhe ne vendimin e gjykatës se faktit të pandehurit duke mos zbatuar vendimin e përmbaruesit gjyqësor kanë kryer veprën penale te ?shpërdorimit te detyrës?.

Gjykata e Apelit çmon, se kjo është një vepër penale e posaçme e parashikuar nga neni 320 te K.Penal, siç është ?Pengimi per ekzekutimin e vendimit te gjykates?, siç duheshin akuzuar konkretisht.

Kjo veper penale është kundravajtje dhe nga aktet rezulton se i perket vitit 2012 dhe 2013. Ne baze te ligjit 22/2014 ?Për dhënie Aministie? kjo veper penale eshte amnistuar sipas nenit 5 te ketij ligji,-sqaron në vendimin e saj gjykata e apelit.

Ky vendim u morë më 22 Prill nga kolegji penal me gjyqtarët Lefter Jahaj, Fatmira Hajdari dhe Maria Qirjazi.

Kur duhen edne dhe 5 ditë nga afati i prokurorisë për të apeluar pafajsinë e Mziut në Gjykatën e Lartë ende nga ky institucion nuk ka një vendimmarrje nëse do të bëjë apo jo rekurs të vendimit të pafajësisë për zyrtarët e bashkisë Kamaëz.

Share This Video


Download

  
Report form