Report TV - Kushtetuesja zbardh vendimin futet në fuqi ligji i Vettingut

Report TV 2017-03-31

Views 0

Nga kjo e mërkurë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e vendit si një pjesë e konsiderueshme e administratës në sistemin e drejtësisë do ti nënshtrohen rivlerësimit të pasurive dhe figurës.

Në 50 faqe gjyqtarët kushtetues të ndarë në gjashtë vota pro dhe dy kundra kanë vendosur që Vettingu të mbetet në fuqi pasi nga i gjithë procesi i verifikimit ai është gjetur në përputhje me Kushtetutën.

Më 22 nëntor trupa Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e Partisë Demokratike për shpalljen anti-kushtetues të këtij ligji, por kjo gjykata e pezulloi provizorisht ndërsa pas dy muaj tashmë ky ligj është në fuqi duke rrëzuar padinë e PD-s.

Në argumentin 85 të gjykatës Kushtetuese sqarohet se opozita ka pasur të gjitha mundësitw për të qenë e pranishme kur është votuar ky ligj por ajo vetë ka zgjedhur të mos jetë e pranishme, por kjo nuk cënon ligjshmërinë e Vettingut pasi ai është miratuar konformë procedurave parlamentare.

Share This Video


Download

  
Report form