Një apartament përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të hëne.
Zjarri ka rënë në katin e katërt të pallatit, në ambientet të cilat shërbenin për magazinim. Mësohet se nuk ka të lënduar nga zjarri, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Në apartamentin ku ka rënë zjarri, ka banuar për disa kohë edhe kryeministri Edi Rama.