Dyshohet se një sasi tritoli i është vendosur një makine në lagjen "Kushtrimi" në Vlorë pranë Drejtorisë së Policisë. Mjeti ndodhet i p[arkuar, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Në foto është mjeti ku dyshohet se është vendosur tritol.
Burime nga Policia thonë për Report Tv se pronari i mjetit ku dyshohet se është vënë sasia e eksplozivit është ndaluar gjatë natës në Fier. Shtetasi me makinën tip "BMË" me targa AA895 TX është mjeti ku dyshohet se është vënë lënda plasëse.
Nuk dihen ende detaje mbi identitetin e pronarit të mjetit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Forcat xheniere kanë shkuar në vendin ku ndodhet makina për të bërë ekspertimin e automjetit dhe për të konfirmuar nëse në makinë është vendosur tritol