Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Miqtë e Shqipërisë?, një tryeze e iniciuar nga Italia dhe Austria, mblodhi bashkë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, në Bruksel, ku u rikonfirmua mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati shfrytëzoi takimin, për të diskutuar me homologun grek për debatet e çelura së fundmi mes dy vendeve.
Në një prononcim për median Bushati tha se ka pasur një diskutim ?edhe më të gjatë? për zhvillimet e ditëve të fundit dhe ?ishin rakorduar për nevojën për ta rienergjizuar procesin e dialogut dhe mekanizimin dy palësh për të ecur me projekte konkrete dhe cështje që mund ti japim një zgjidhje?
Por për cilat çështje bëhet fjalë?
Bushati: Dihet për cilat cështje. E kemi thënë publikisht gjatë kësaj periudhe por nga ana tjetër besoj se jemi në të njëjtën gjatësi vale duhet të promovojmë cështje që kanë një interes të prekshëm për qytetaërt në dy vendet tona jo thejshtë të fokusojmë të gjitha energjitë në çështje që janë të mbartura nga e kaluara.
Por a mendon se këto çështje mund të kenë ndikim sa i takon hapjes së negociatave një date të mundshme?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/a-do-ndikoje-greqia-ne-celjen-e-negociatave-bushati-takon-kotzias-ne-bruksel/