Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lajme jo të mira vijnë nga Luksemburgu aty ku po mbahet mbledhja e Këshillit të Punëve të Përgjithshme, pjesë e Bashikimit Europian. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se vijojnë të mbeten ende 3 vende skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Në një deklartë për mediat Kotzias tha se mos hapja e negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian do të thotë të bësh hapa pas e të sjellësh destabilitet në rajonin e Ballkanit.
?Shumica e vendeve anëtare e mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kundër janë Danimarka, Franca dhe Holanda. Shpjegova se situata gjeopolitike dhe gjeostrategjike në rajon kërkon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndihmohen. Situata e brendshme në këto dy vende kërkon stabilitet dhe siguri dhe jo krijimin e problemeve te reja,"-tha ministri i jashtëm grek.
Kotzias shtoi më tej se "nuk është ide e mire të ndahen çështjet për Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. ka shume zona konflikti ne rajon, p.sh. ndermjet Shqiperise dhe Serbise".
Ministri grek tha se ka dy grupe në BE.
"Grupi i pare, 25 vende, mbeshtesim hapjen e negociatave deri në verën 2019. Ndërsa grupi i dyte (Danimarke, France, Holande), kerkon shtyrjen për më vone të gjithe procesit.Gjendemi ne nje kompromis, qe do te parashikoje hapjen e kapitujve deri ne verën 2019, gje qe eshte shume e rendesishme per ne dhe Komisionin Europian".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kozias-mos-hapja-e-negociatave-shqiperine-sjell-destabilitet-ne-rajon