Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, tha se opozita po përpiqet të mbajë larg duart e kryeministrit Rama nga drejtësia dhe jo të pengojë këtë reformë.
Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Islami tha se vettingu bashkë me KLGJ dhe KLP janë dy shtyllat kryesore të reformës dhe zgjidhja e vetme e PD ishte ti adresonte në kushtetuese.
Islami: Opozita ka dhënë kontributin masimal gjatë diskutimit dhe miratimit të amendamenteve kushtetuese, nëse do kishte qëllim bllokues opozita, i vetmi moment ku mund ta bënte ishte votimi i amendamenteve kushtetuese. Opozita mendon se vendi ka nevojë për një reformë të drejtësisë.Kërkesat kanë qenë që gjithçka të bëhet me konsensus dhe sipas opinionit të Komisionit të Venecias.PD ka kërkuar të miratohet paketa e 7 ligjeve në të njëjtën kohë me ndryshimet kushtetuese, PS nuk e pranoi. LSI luajti një rol në arritjen e konsensusit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/islami-po-mbrojme-dy-shtyllat-e-drejtesise-nga-kapja-e-rames/