Report TV - Basha në Bruksel: Kapja e drejtësisë po dëmton çeljen e negociatave

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kryetari i PD , Lulzim Basha, pas takimeve me drejtuesit më të lartë të Partisë Popullore Europiane, vuri në dukje jehonën në Bruksel të protestës së 27 Janarit për një drejtësi të pakapur politikisht. Në takimet me drejtuesit më të lartë të Partisë Popullore Europiane, Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës se zgjidhja politike për Shqipërinë është një qeveri antimafia e çliruar nga krimi, që do t?i japë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

?Duket qartë se zëri i shqiptarëve të bashkuar më 27 janar kumbon fuqishëm edhe këtu në Bruksel në zemrën e Bashkimit Europian, në institucionet e Bashkimit Europian dhe në Parlamentin Europian. Ka një shqetësim të jashtëzakonshëm të institucioneve europiane dhe të përfaqësuesve të vendeve anëtare për ngecjen e reformës në drejtësi dhe për kapjen e drejtësisë, e cila mishërohet nga rasti ?Tahiri,?-tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS