http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa diten e premte pritet mbajtja e seancës konstituuese te parlamentit te ri te dale nga zgjedhjet e 11 dhjetorit ne Maqedoni, partite politike po vijojne sa me larg vemendjes se mediave kontaktet mes tyre per gjetjen e pikëtakimeve per te bashkëpunuar ne krijimin e qeverise. Sipas mediave ne Shkup, drejtuesit e tre grupimeve politike, Levizja Besa, Aleanca per Shqiptaret dhe PDSH kane deklaruar se nuk kane ndermend te bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE-ne e Nikolla Gruevskit, me argumentin qe ne gjithë keto vite qeverisje ai nuk i solli asgje te mire shqiptareve. I vetmi qe nuk eshte shprehur prere per kete çështje eshte Ali Ahmeti, por sipas mediave, qe i referohen burimeve prane selive diplomatike, ambasadoret e huaj po zhvillojnë disa takime me kreun e BDI-se per t?i përcjellë atij shqetësimet e tyre per rikrijimin e nje koalicioni te sforcuar mes VMRO e BDI, qe do te prodhonte nje tjetër krize, edhe me te thelle politike per vendin. Ne kete mënyrë, edhe pse pritet te mandatohet nga presidenti Ivanov per krijimin e qeverise, duket se Gruevski do ta kete te pamundur te gjeje numrat dhe mbeshtetjen e shqiptareve per ta bere kete. Ne kete rast, topi do te kalonte ne fushen e Zoran Zaev, i cili i ka ftuar edhe tani publikisht shqiptaret t?i bashkohen per qeverine. Mbetet per t?u pare cili do te jete reagimi i lidereve shqiptare, qe pas ketyre zgjedhjeve, ka ne dore me shume se kurre, armen e presionit per te realizuar te gjitha kerkesat e paplotësuara te shqiptareve nder vite.