Report TV - 26 vjetori i RD, Basha: PD do të jetë gjithmonë e hapur me mediat

Report TV 2017-02-26

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar një pritje me rastin e 26 vjetorit të Rilindjes Demokratike. Në këtë pritje morën pjesë personalitete të Partisë Demokratike si dhe përfaqësues të medias.

Basha u shpreh se PD do të jetë gjithmonë e hapur me mediat në vend në funksion të së vërtetës.

"Dua t?u bëj thirrje mediave të bashkohemi sot për zgjedhje të lira e të ndershme. Të Luftojmë së bashku për të zhdukur shitblerjen e votës. Dua ta pohoj para jush se si opozitë prej të vërtetës ekzistojmë dhe prej saj do të fitojmë. Do jem kurdoherë i hapur dhe bashkëpunues me mediat", u shpreh Basha.

Basha u shpreh se qeveria është fajtore për krimet si dhe u shpreh se qeveria nuk ka rritur rrogat dhe as pensionet.

Share This Video


Download

  
Report form