http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të dytën here radhazi Nuel Kalaj nuk është paraqitur në Komisionin Hetimor për privatizimin e OSSH-së nga kompania çeke CEZ. Kalaj konsiderohet nga socialistët si ?sekseri? i këtij privatizimi qe e quajnë të dyshimtë dhe korruptiv. Taulant Balla, kryetari socialist i Komisionit kërkoi nga policia që të ndërmarrë hapat e nevojshme per ta sjellë me forcë Kalaj, si dhe dëshmitarin tjetër Hamza Merxhani, të cilët rezultojnë që të jenë larguar nga Shqipëria. Para Komisionit, Balla lexoi email-e, sipas te cilave Nuel Kalaj rezulton se ka pasur me drejtues të CEZ. Po ashtu, Balla ka kërkuar nga Policia e Shtetit të kontrollojë sistemin TIMS, për të verifikuar lëvizjet jashtë Shqipërisë të Nuel Kalaj si dhe te Sali Berishës dhe djalit te tij Shkëlzen Berisha. Por për opozitën, gjithçka është një përpjekje politike nga ana e mazhorancës. Opozita ka kërkuar gjithashtu, që pjesë e hetimit të bëhen edhe shtetasit e huaj. Ristani kërkoi të zbardhet përfshirja e djalit të Stefan Fyle ish-Komisioner për Zgjerim në BE. Mandati i Komisionit hetimor më 20 Janar, por pritet që për përfundimin e plotë të hetimit të shtyhet edhe me një muaj.