“Kryeministri të vijë me dorëheqje” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asgjë e re nga fronti i opozitës. Asnjë shenjë e cila do të mundësonte nisjen e kontakteve për kapërcim të krizës politike. Pas deklaratës së kryeministrit Rama se është gati të shkojë personalisht tek çadra e opozitës për të negociuar, Basha tha se kreu i qeverisë është i mirëpritur, por me kusht që në dorë të ketë deklaratën e dorëheqjes.?E mirëpresim si të penduar për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke ardhur me dorëheqjen e tij. Dialogu nis këtu. Dhe i them se je i mirëpritur në këtë shesh të lirisë, por nëse është një tjetër lojë apo demagogji, i them sot se koha për lojra ka mbaruar dhe nuk je i mirëpritur në çadër, por do vijë sheshi tek ti.?Akuzave se opozita po bllokon zbatimin e Vettingut, e për pasojë edhe integrimin europian, me bojkotin e parlamentit, Basha thotë se kushti i vetëm nuk është Vettingu.?7 kushte për integrimin, pesë kushte e BE dhe gjermanët i shtuan dy të tjera, dekriminalzimi dhe zgjedhjet e lira. Kush po i bllokon rrugën Shqipërisë për në Europë? Këtë e di mirë gjithë Europa, me përjashtim të ndonjë keqinformuari apo shoku apo mik i Edi Ramës. E ka bllokuar Rama që mban në pushtet njerëz të lidhur me krimin?Në ditën e 16 të protestës, Lulzim Basha përsëriti se opozita nuk do të lëvizë nga sheshi para Kryeministrisë, deri sa të garantohet kushti që 18 Qershori të jetë një proces zgjedhor i lirë e i ndershëm.

Share This Video


Download

  
Report form