Report TV - KLGJ e KLP, aplikojnë vetëm 30 gjyqtarë dhe prokurorë

Report TV 2017-03-31

Views 1

16 Janari 2017 është afati i fundit ku prokurorët e gjyqtarët mund të aplikojnë për t?u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Burime për Report Tv nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë bënë me dije se interesi për këto dy struktura ka qenë i ulët.

Nga gjyqësori ku përzgjidhen 6 anëtarë numri i garuesve mbetet i ulët çka automatikisht do të sillte përzgjedhjen direkte të të gjithë aplikantëve.

Ndërsa nga radhët e prokurorëve deri më tani janë 16 garues bënë me dije burimet për Report Tv.

Ndër emrat më të spikatur janë kandidimi i drejtuesit të prokurorisë së Vlorës Ramadan Troci si dhe i drejtorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme Kosta Beluri.

Ajo që bie në sy është interesi i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve për të qenë pjesë e dy institucioneve të reja që u krijuan nga reforma në drejtësi.

Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit, vetëm 30 prej tyre kanë aplikuar për vendet në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Share This Video


Download

  
Report form