Debat për teknologjinë në zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati qe po dominon skenën politike ne këtë fillim viti zgjedhor është ai pro dhe kundër përdorimit te teknologjisë ne zgjedhje. Secili kamp politik ka sjelle shembujt e ngjashëm ne bote për te mbrojtur argumentin e tij; Berisha Anglinë, Somalinë dhe Ganen qe e përdorin teknologjinë dhe socialisti Ruçi Holandën, Francën e Gjermaninë, qe nuk e përdorin me këtë sistem votimi. Por duket se çështja e reformës zgjedhore është futur ne ngërç per sa kohe qe OSBE e ka deklaruar qarte se nuk ka kohe per votim e numërim elektronik. ndërkohe qe PD e ka teknologjinë kusht te panegociueshem. Nje nga problemet me te mëdha qe per opozitën kane zgjedhjet, janë përdorimi i krimineleve ne fushate dhe ish-kryeministri Berisha ka akuzuar rivalin politik Rama se synon te liroje Aldo Baren. Por Ruçi i ka kujtuar opozitës akuzat per 19 deputete te inkriminuar ne radhët e mazhorances qe kane rezultuar te pavërteta edhe pas miratimit te dekriminalizimit. Opozita është larguar nga Komisioni i Reformës Zgjedhore mandati i te cilit zgjat deri ne 18 shkurt dhe e ka bere te qarte se nuk do te kthehet derisa te pranohet propozimi i saj per teknologjinë.

Share This Video


Download

  
Report form