http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse nje fatorino nuk ju jep biletën, nëse shoferi i urbanit ecën me ngadalë ne rruge edhe pse nuk ka trafik, nëse nuk ndizen kondicionerët, apo nëse urbanet nuk ndalojnë ne stacionet përkatëse, ju mund t?i denonconi. Bashkia e Tiranës ka vendosur numrin 0800 0888 ku qytetaret mund te telefonojnë dhe te raportojnë problemet dhe kompanitë e transportit publik mund te humbasin licencën. ?Të gjitha kompanitë do të kenë 300 pikë në fillim të vitit. Pikët variojnë sipas performancës dhe sipas raportimeve që na vijnë nga qytetarët dhe nga AMK. Në momentin që një kompani, brenda një viti, i humb 300 pikë, atëherë automatikisht humbet edhe licencën e autobusit. E dyta, të gjithë autobusët sot kanë instaluar një GPS, pra një çip elektronik, i cili na tregon në mënyrë ekzakte se ku ndodhet autobusi, nëse po ecën ngadalë qëllimisht, edhe pse nuk ka trafik, apo nëse ngadalësia ka të bëjë me trafikun, që është e pranueshme në Tiranë, sidomos në orët e pikut në mëngjes?. Duke qene nje nga linjat me ngarkesën me te madhe ne oraret e mëngjesit, kryebashkiaku Veliaj tha se ne unaze do te shtohet dhe 14 autobusë firzamonike per te përballuar fluksin.