Grabitet makina e blinduar e bankës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy makina të blinduara qe transportonin një shumë të madhe parash të një banke të nivelit të dytë u grabiten te qafa e Kasharit. Ngjarja ndodhi në orën ishte 13:50, kur mjetet kompanisë ?Jaguar Security? po transportonin drejt aeroportit paratë qe kishin si destinacion Vienen. Grabitësit kanë studiuar mirë lëvizjet e blindit dhe i kane zënë atij prite. Fillimisht njeri nga mjetet e grabitësve ka goditur blindin ne pjesën e përparme, duke e devijuar nga rruga. Siç duket edhe nga pamjet qe ka siguruar Vizion Plus, autorët kanë qëlluar edhe në drejtim të xhamtit të parë të mjetit. Sipas policisë, shuma e grabitur është madhe, por ende nuk ka një shifër të saktë. E gjithë ngjarja ndodhi në pak se 2 minuta. Pas neutralizimit, autorët kanë nxjerrë paratë dhe i kane futur ne makinën me ngjyrë të zezë. Grabitësit janë larguar nga vendngjarja dhe për të humbur gjurmët, kanë djegur automjetet në Fushë Prezë.Postblloqe të shumta policore u ngritën ne pikat hyrëse e dalëse të autostradës. Madje në ndihmë te uniformave blu, u ngrit edhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme, për te monitoruar situatën nga ajri. Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe prokurori i çështjes Ervin Karaca, si dhe drejtori i policisë se Tiranës, Ervin Hodaj. Menjëherë pas grabitjes, u ndaluan edhe 5 punonjësit e policisë privatë, të cilët deklaruan se u qëlluan me armë zjarri nga autoret, te cilët i detyruan të hapin derën e blindit. Nga hetimi nuk janë përjashtuar as punonjës te bankës se nivelit te dyte, te cilës i përkiste shuma e grabitur. Një dite me pare, Ministri i Brendshëm Samir Tahiri, ngriti shqetësimin per mungesën e profesionalizimit te punonjësve te policive private, qe shoqërojnë vlerat monetare. Tahiri paralajmëroi edhe vete kompanitë, te cilave u kërkoi te rrisnin pagat e punonjësve, per te shmangur ngjarjet e renda, veçanërisht grabitjet e bankave.

Share This Video


Download

  
Report form