Ora News – Bordi i AMF-së i kërkon Kuvendit shkarkimin e drejtoreshës Shehi

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendit të Shqipërisë i kërkohet shkarkimi nga detyra i Drejtoreshës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi. Kërkesa e depozituar pranë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave vjen nga anëtarët e bordit të AMF, të cilët rendisin edhe një sërë provash ku Drejtoresha Shehi ka shkelur ligjn në vendimmarrjet e saj dhe emërimet në Departamente. Kryetari, Erjon Braçe, kërkoi seancë dëgjimore ditën e enjte me drejtoreshën Enkelejda Shehi.
Anëtarët e Bordit të Monitorimit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës Enkelejda Shehi për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës.
Ishte kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, ai që bëri publike kërkesë e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë.
Braçe: Të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, ashtu dhe me Drejtorin ekzekutiv propozimi për të cilin është shkarkim. Mbledhja do të zhvillohet ditën e enjte në orën 09:00 këtu në këtë Komision. Relator i Komisionit lidhur me këtë vendim është Ervin Bushati. Ditën e enjte do të jenë të ftuar Drejtoresha ekzekutive, kryetari i Bordit dhe zëvendës/drejtori ekzekutiv i AMF-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/bordi-i-amf-se-i-kerkon-kuvendit-shkarkimin-e-drejtoreshes-shehi/

Share This Video


Download

  
Report form