Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rakordim i ligjit të planifikimit të territorit dhe atë për taksat vendore do të përcaktojnë llogaritjen e re të taksës së ndikimit në infrastrukturë në fushën e lejeve të ndërtimit. Kështu parashikon drafti i ri ligjor për planifikimin dhe zhvillimin e territorit i prezantuar në komsionin e veprimtarisë nga Ministrja Gjermeni. Ministrja shpjegoi se ndryshime do të ketë edhe për dhënien e lejeve të ndërtimit, ndërsa ka kërkuar edhe rishikimin e planit të përgjithshëm kombëtar të hartuar për 15 vjet.
Lejet e ndërtimit do të mund të shtyhen më shumë se një herë dhe procedurat për to do të lehtësohen. Ndryshimet parashikohen në projekligjin e ri për planifikimin dhe zhvillimin e territorit të prezantuar nga Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni. Drafti i miratuar në komsionin e Veprimtarisë Prodhuese kërkon edhe ndryshimin e llogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë.
Gjermeni: Saktësimin në ligj të taksës së ndikimit në infrastrukturë e cila llogaritet sipas ligjit për sistemin e taksave vendore, por që nuk zbatohet për rikonstruksionin e godinave. Parashikohet vetëm një mënyrë e llogaritjes së taksës së ndikimit në infrkastrukturë e cila është e ndryshme nga mënyra e llogaritjes së po të njëjtës taksë në ligjin aktual. Për të eliminuar këtë mos përputhje kemi propozuar rakordimin mes dy ligjeve pra ligjin e planifikimit të territorit dhe ligjin për taksat vendore.
Gjermeni sqaron se qytetarët do të kenë më pak burokraci për punimet që do të kryejnë për punimet në shtëpitë e tyre duke e zgjidhur këtë çështje me një deklaratë paraprake .
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lejet-e-ndertimit-mund-te-shtyhen-me-shume-se-nje-here/