Basha: Në shesh deri në largimin e Ramës

RTV KLAN 2017-07-04

Views 0

Edhe pse Saimir Tahiri e Ilir Beqaj për më shumë se dy vjet qenë në shënjestër të akuzave të opozitës për lidhje me krimin, narko-trafikun e afera klienteliste, shkarkimet e tyre, Lulzim Basha i sheh vetëm si fillimin e një beteje të nisur 24 ditë më parë nga opozita.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Ne e dimë se këta të dy, e dy të tjerët janë shërbëtorë të kupolës se krimit, ndaj flijimi i tyre dhe largimi i çirakëve na inkurajon për t?i shkuar deri në fund betejës që kemi nisur.

I vendosur deri në krijimin e asaj që e cilëson Republika e Re, Basha tha se opozita nuk do të ndalet pa largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimit të një qeverie teknike, që sipas tij do t?i hapë rrugë një procesi zgjedhor demokratik.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Thanë se u shkarkuan se na shiti Rama ke Lulzim Basha, që Basha të ndalë protestën, kujton se Lulzim Basha është në gjendje të ndalë këtë protestë. Kjo lëvizje s?do ndalet deri sa republika e vjetër e krimit dhe korrupsionit dhe drogës e anti-kushtetueshmërisë që i trajton zgjedhjet si mundësi për të kap pushtet do bjerë deri në tullën e fundit.

Një paralajmërim e pati për kryeministrin Rama lidhur me një mega-aferë korruptive, që sipas tij shtypi po heton për futjen në Shqipëri të 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme.

Basha e ftoi kryeministrin të mos fshihet pas shkarkimeve në qeveri por të bëjë transparencë lidhur me atë që ai e cilësoi skandal i plehrave që mafia ndërkombëtare ka depozituar në Shqipëri./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form