Report TV - Babica e Vlorës mbulohet nga plehrat banorët: S'ka fushatë pa i pastruar

Report TV 2017-07-04

Views 0

VLORË-Mbeturinat mbulojnë fshatin Babicë të Vlorës prej më shumë se gjashtë muajsh banorët e këtij fshatit bashkëjetojnë me mbeturinat.

Ditën e sotme banorët kanë protestuar pikërisht në vendin ku bëhet grumbullimi më i madh i këtyre mbetjeve.

Sipas banorëve shqetësimi i tyre është i kahershëm, ndërsa është përcjellë disa herë në bashkinë e Vlorës.

Edhe pse janë taksapagues të rregullt të pastrimit, asnjëherë nuk e kanë marrë këtë shërbim.

Vetë banorët kanë pastruar herë pas herë këto mbetje. Ata shprehen, se kanë qenë më mirë kur ishin nën juridiksionin e komunës sesa tani që janë në bashkinë e madhe të Vlorës.

Për kamerën tonë banorët shprehen se nuk do lejojnë që politika të bëjë fushatë në zonën e tyre, nëse nuk ndërhyet në mënyrë urgjente për zgjidhjen e problemit të mbeturinave, të cilat janë një burim sëmundjesh për fëmijët e tyre dhe jo vetëm.

Në fshatin Babicë mbeturinat çdo ditë zgjerojnë sipërfaqet e tyre, kohët e fundit plehrat kanë arritur në dyert e shtëpisë.

Share This Video


Download

  
Report form