VLORË-Një specie e rrallë dhe e rrezikshme është kapur sot në ujërat e bregdetit të Vlorës.
Peshkaqeni ?Bishtdrapër? që ka rënë në rrjetat e peshkatarëve është rreth 3 metër i gjatë dhe peshon 100 kilogramë.
Sipas peshkatarëve ?Bishtdrapëri? u kap 3 milje larg Karaburunit dhe do të bëhet gati për konsum.
Peshkatarët thonë se kjo nuk është hera e parë që në brigjet e Vlorës kapet një peshk i tillë, që qarkullon më së shumti në ujërat e Himarës.