Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Politologu dhe analisti Afrim Krasniqi tha se mënyra si Parlamenti po trajton zgjedhjen e Presidentit është fyese dhe qesharake. Në studion e lajmeve të Ora News, politologu Krasniqi shpjegoi se Parlamenti pritet që të djegë të gjitha raundet që të arrihet një mazhorancë e thjeshtë.
Pyetje: E prisnit që presidenti do të shkonte kështu, dy seanca të dështuara pa emër dhe me shumë gjasë edhe të tjerat mund të vazhdojnë kështu?
Krasniqi: Pritet që të vazhdohet kështu deri në fund që të arrihet një mazhorancë e thjeshtë në momentin e fundit dhe një kompromis politik jo thjesht me opozitën sepse me opozitën është e pamundur të arrihet në këtë lloj situate, por të arrihet një kompromis midis partnerëve të qeverisje. Ajo që është themelore është që ne po zgjidhim Presidentin e Republikës dhe kryetarin e shtetit për 5 vitet e ardhshme, do të jetë një nga aktorëet më të rëndësishëm vendimarrës dhe politik, dhe mënyra si parlamenti po trajton zgjedhjen e Presidentit është fyese, denigruese dhe qesharake.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krasniqi-menyra-si-parlamenti-po-trajton-zgjedhjen-e-presidentit-fyese/