Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Politologu Afrim Krasniqi tha se palët nuk janë ende gati për tu takuar, për të arritur një zgjidhje. Në studion e lajmeve të Ora News, Krasniqi u shpreh se forcat politike nuk kanë ende një platformë, ndërsa theksoi se po presin afrimin e datës për regjistrim në KQZ për të dialoguar.
Mospërfshirjen e faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e këtij ngërçi, politologu Krasniqi e shikon si një provë që po i bëhët klasës politike, për të parë sa serioze është.
Krasniqi: Së pari ishte e pritshme që palët do shkonin drejt dialogut, por është e pritshëm edhe fakti që palët nuk janë ta gatshme për tu ulur në këtë moment. Ata do të jenë të gatshëm në momentin që fillon afrimi i orës kur palët do të duhet të regjistrohen në KQZ. Nëse shohim deklaratat e sotme duken si batuta ?Portokallie?. Kur liderët politikë komunikojnë me njëri tjetrin përmes militantëve me një gjuhë jo serioze, me batuta dhe gjëra jo serioze në komunikim për shkak se nuk janë ende të pregatitur për të shkuar dhe nuk ka ende një platformë debati midisë palëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dialogu-politik-krasniqi-nderkombetaret-po-na-provojne-seriozitetin/