IRANE- Gjatë tre orëve negociata në Presidencë, Edi Rama mësohet se i ka ofruar Lulzim Bashës emërimin e një zv/kryeministri të dytë përveç Niko Peleshit.
Ky person i propozuar nga PD do të ketë rol kontrollues të task-forcave që Rama i ka ofruar Bashës të ngrihen pranë disa ministrive dhe drejtorive që lidhen me procesin zgjedhor.
Pjesë e ofertës ka qenë dhe pasja e disa zv/ministrave demokratë në kabinetin Rama. Por që janë refuzuar nga opozita të cilët nuk heqin dorë nga koka e kryeministrit.