Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD, Lulzim Basha pas përfundimit të takimit të dytë me kryeministrin Rama në Presidencë tha se dy ishin kundërpropozimet e PD, qeveri teknike dhe votim dhe numerim elektronik brenda 6 muajsh.
Basha: Kundërpropozimi ishte i qartë përbëhej nga dy kollona: Qeveri teknike me mandat për të zgjedhur dhe për të ndalur influencën e krimit në zgjedhjet e ardhshme, dhe kollona e dytë është eksplorimi që brenda 6 muajve të realizohet votimi elektronik.
Basha u shpreh se ky takim nuk kishte asnjë ndryshim nga takimi i djeshëm
Basha: Takimi i sotëm ishte për fat të keq një përsëritje e takimit të djeshëm. Rama erdhi në tyrezë pa asnjë ofertë përveç mos ofertës të takimit të djeshëm i cili buron nga mungesa totale e vullnetit për të realizuar krizën e rëndë politike në vend si rezultat i gjendjes së rendit dhe sigurisë për shkak të krimit me pushtet dhe pushtetit të inkriminuar si rezultat i drogës dhe parave të drogës si rezultati i marshimit të administratës shtetërore si një marshim elektoral në funksion të PS dhe pushtetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-takimi-i-sotem-si-i-djeshmi-vendi-ka-nevoje-per-zgjidhje-politike/