?E lule-lule, maca-maca?, një atmosferë e ngrohtë muzikore e sjellë nga arbëreshët e Kalabrisë vjen këto ditë në Tiranë në kuadër të Bienales së artistëve të rinj të Mesdheut.
Dy vëllezërit arbëresh Rocco Marco Moccia dhe Maurizio Moccia nga provinca e Kozencës janë pjesë e projektit ?Radio No Made in Arbëria?, që është kompozuar nga një grup artistësh italianë në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar.