Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e re e Financave, Helga Vukaj, paralajmëron administratën shtetërore për penalizime në rast të përfshirjes së tyre në fushatë elektorale. Për këtë qëllim ajo ka thirrur në mbledhje drejtorët e Drejtorive edhe është bërë riaktivizimi i numrit telefonik për të pritur denoncimet e qytetarëve.
Të thirrur në një mbledhje urgjente nga Ministrja e sapoemëruar e Financave, Helga Vukaj, drejtorët e Drejtorive në varësisë të Ministrisë së Financave dhe stafet e tyre janë paralajmëruar nga titullarja e re për penalizime në rast se bëhen pjesë e fushatave elektorale.
Ministrja Vukaj zhvilloi takim edhe me drejtuesit dhe stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Ministria e Financave ka riaktivizuar edhe numrin telefonik 0800 1963, ku qytetarët mund të bëjnë denoncimet e tyre në rast të shkeljes apo abuzimesh nag punonjësit e administratës.
Mësohet se Ministrja e re Vukaj ka vlerësuar kontributin profesional të punonjësve dhe kërkoi prej tyre të mos tolerojnë asnjë sjellje burokratike që bllokon punën për të dhënë shërbim ndaj qytetarit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/zgjedhjet-ministrja-e-financave-fton-qytetaret-denonconi-abuzimet/