Report TV - Lëndimi i simpatizantëve të PD analizat: Jo nga elementë kimikë

Report TV 2017-07-09

Views 0

Në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? dhe mbetjet e sekuestruara aty një ditë pas protestës së Partisë Demokratike ku u lënduan 140 simpatizantë si dhe vetë kreu opozitës, Lulzim Basha, nuk janë gjetur prani të lëndëve helmuese apo toksike të paidentifikuara.

Është kjo përgjigja zyrtare e laboratorit të ushtrisë shqiptare që është angazhuar në hetimin e rastit, bënë me dije burime nga Ministria e Mbrojtjes për Report Tv.

Analizat nga laboratori i Ministrisë së Mbrojtjes
Forca të ushtrisë u përfshinë në këtë hetim prej mëngjesit të 28 majit kur dhe Bulevardi u rrethua si skenë krimi.

Kjo përgjigje e ekspertimit të laboratorit të kimisë në ushtrinë shqiptare i është përcjell zyrtarisht këtë të premte prokurorisë së Tiranës e cila është angazhuar me hetimin e këtij rast.

Share This Video


Download

  
Report form