Kryemadhi: LSI do të qeverisë me përulësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendëskryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deklaroi gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Qarkun Lezhë, se partia që përfaqëson, është e vetmja forcë politike që do të qeverisë me përulësi, duke i dhënë fund tiranisë dhe oligarkisë që u tentua të vendosej në Shqipërisë.?Kjo është një tirani që oligarkia ka kërkuar ta vendos në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë. LSI është e vetmja forcë politike e cila me drejtimin e saj të ri do të jetë një parti që do të qeverisi me përulësi, me dashuri, me respekt për të gjithë qytetarët, fshatarët, katundarët, malësorët kudo ku janë në Shqipëri.?Kryemadhi tha se LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare, pasi është e vetmja parti që ofron një shans të gjithëve.?Ne sot kemi një mision, me votën tonë duke i dhënë LSI-së forcë e parë, drejtimin e qeverisë, sepse me drejtimin e ri ne do të kemi shansin për të qenë evropian të vërtet. Do të kemi shanse për të qenë të lirë në vendin tonë. Ne e kemi një shans në datën 25 qershor për të rikthyer fuqinë, për të rikthyer punën, për t?i rikthyer identitetin dhe integritetin që i takon Lezhës duke votuar numrin 1.?Gjatë takimit, kandidatët për deputetë thanë se LSI ofron platformë konkrete për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

Share This Video


Download

  
Report form