Report TV - KQZ-partive: Vonesa me trajnimin e nëpunësve komisionerë në zgjedhje

Report TV 2017-07-09

Views 0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shprehur shqetësimin lidhur me problemet dhe vonesat e shkaktuara në trajnimin e komisionerëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Përmes një letre, KQZ i drejtohet Kryeministrisë dhe partive politike se komisionerët që janë nëpunës në administratën publike, nuk paraqiten në detyrë për të marrë direktivat e organizimit të procesit elektoral.

"Komisionerët të cilët nuk kanë marrë leje nga institucionet përkatëse nuk po paraqiten në detyrë. Për ketë shkak, KZAZ nuk po respektojnë orarin e punës të përcaktuar në Udhëzimin nr. 2 datë 25.02.2000", thuhet në letrën e KQZ.

KQZ thotë se nëse kjo situatë problematike e krijuar vijon rrezikohet organizimi i procesit zgjedhor.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS