Deputetët grekë përplasen për drogën, heroina kalonte nga Shqipëria - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Palët politike në Greqi janë përplasur në Parlament me akuza të forta drejtuar njëra-tjetrës për përfshirje dhe përkrahje në kartelin ndërkombëtar te heroinës, ku nga hetimet rezulton te jene te përfshira edhe Shqipëria e Kosova. Behet fjale për çështjen e njohur si ?Noor 1?.Nga foltorja e Parlamenti grek, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë së Grekeve të Pavarur, Panos Kamenos, akuzoi opozitën dhe liderin e partisë Demokracia e Re Micotaqis si dhe ish-liderin, Kostas Karamanlis për përfshirje e përkrahje të këtij karteli.Fëmijët në Greqi po vdesin nga heroina. Unë di shumë mirë se çfarë po ndodh në ushtrinë greke, di që Turqia me plan prej shumë vitesh vendosi drogë në ushtri dhe furnizoi qytete të tëra me heroinë turke. Anija me heroine vinte nga Irani, anija ishte e ngarkuar me naftë dhe brenda saj gjendeshin 3 tonë heroinë, një ton prej tyre humbet e shkon në një tjetër rrugë, nga Serbia dhe Kosova.Sipas tij paratë e drogës janë përdorur për të financuar terrorizmin dhe grupet kriminale.Por Deputeti i Partisë Demokracia e Re Mavrudhis Voridhis akuzoi Ministrin e Mbrojtjes Kamenos për lidhe të ngushtë dhe bisedime të vazhdueshme me të dënuarin me burgim të përjetshëm Makis Janusakis, ish drejtues i kartelit.Ndërkohë, debati në kuvendin grek ka gjetur jehonë ne mediat ruse. Agjencia RIA në një analizë të saj zbardh linjën e transportit të drogës nga Irani në Europë. Duke cituar informacionet e DEA-s amerikane, agjencia shkruan se 5 tonë heroine kanë kaluar përgjatë korridorit Iran, Turqi, Shqipëri, Kosovë me destinacion final tregun europian. Një nga pjesëtaret me te rëndësishëm te këtij grupi tashme i arrestuar ishte pronari i një prej anijeve naftëmbajtëse ?Noor 1?, Makis Janusakis.Ndërkohë, portali investigativ grek zougla.gr, i drejtuar nga gazetari grek, Makis Triandafilopulos, nxjerr në dritë një dokument zyrtar ku tregon përfshirjen e trafikantit Makis Janusakis në transportin e heroinës nga Shqipëria. Ne te thuhet se autoritetet greke kanë patur dijeni për transportin e drogës me vendin tone prej vitit 2010.Prej vitit 2010 Ministria e Drejtësisë e Qipros dhe Policia e Qipros kanë njoftuar autoritetet greke nëpërmjet Ambasadës Greke në Qipro, se vëllezërit Makis dhe Stelios Janusakis me numra telefoni respektivisht +306942231231dhe +306946068376 furnizonin me sasi të mëdha drogash ?të rënda? nga Shqipëria, të cilën e dërgojnë në vende të tjera.Droga transportohej me dy anije kontejner të kompanisë G-TANKERS në pronësinë e Makis Janusakis. Një nga këto anije quhet «LEONA».Ndër provat kryesore që çuan në zbulimin e këtij grupi të strukturuar të trafikut ndërkombëtar te lendeve narkotike, ku përfshihet edhe Shqipëria, janë tabulatet e telefonave të dy vëllezërve dhe rrjedhja e informacionit nga një prej bashkëpunëtorëve të tyre.Sipas portalit grek, bëhet fjalë për një biznesmen greko-qipriot, i cili refuzoi bashkëpun...

Share This Video


Download

  
Report form