Zbatimi i reformës në drejtësi - Simoni: Ja ndryshimet që pëson Gjykata e Krimeve të Rënda

Ora News Lajme 2017-08-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma ne drejtesi ka prekur edhe Gjykaten e Krimeve te Renda, e cila që nga 1 gushti ku hyn në fuqi edhe kodi i ri i procedurën penale do të pësoje ndryshime për t?iu përshtatur institucionit të ri që do të jetë Gjykata Antikorrupsionit dhe e Krimit të Organizuar. Në një intervistë për Ora News kreu aktual i kësaj gjykatë Sandër Simoni sqaron, se cilat janë ndryshimet që do të pesojë ky institucion dëri ne krijimin e Gjykatës Antikorrupsion dhe strukturës së posaçme SPAK
Simoni: Gjykata e Krimeve të Rënda riemërtohet në Gjykata e Antikorrupsionit dhe e Krimit të Organizuar. Ky process nuk ka ndodhur ende se pasi është i kushtëzuar nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në këto kushte në dispozitat kalimtare meqë hyrja në fuqi e kodit në datën e sotme nuk përkon me krijimin e strukturave antikorrupsion të SAPK dhe Gjykatës së re të Posaçme është parashikuar në dispozitat kalimtare të kodit në nenin 285 që deri në krijimin e Gjykatës së Posaçme, veprat penale në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda do vazhdojnë të gjykohen po nga kjo gjykatë. Gjithashtu edhe për Prokurorinë është parashikuar që deri në krijimin e Prokurorisë së Posaçme çështjen e hetimit për veprat penale sipas nenit 75/a të ndryshuar që do jetë në kompetencën e Gjykatës së Posaçme do vijojnë të hetohen nga Prokuroria për Krime të Rënda sipas përcaktimeve përpara hyrjes në fuqi të këtij kodi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/simoni-ja-ndryshimet-qe-peson-gjykata-e-krimeve-te-renda/

Share This Video


Download

  
Report form