Prokuroria e krimeve të rënda tërheq akuzën për Arvis Muçën të riun nga Vlora i cili u arrestua 3 javë para dasmës.
Muça u prangos si i përfshirë në trafikimin e 1 ton kanabis drejt Italisë pasi mjeti që ai kish përdorur për pak kohë fuoristrad u kap nga policia.
Nga hetimet rezultoi se mjeti nuk ishte në pronësi të Mucës por ai kish ndërmjetësuar një shitje tek dy persona që i kish njohur pranë servisit ku ai punonte në Vlorë.
Pas lirimit të Muçës reagoi dhe avokati Saimir Visha i cili u shpreh se gjykata nuk duhet të rend pas arrestit me burg duke shkaktuar edhe pasoja sociale port ë përdor garancinë pasurore për raste të tilla.
Ndërkohë familjarët e Muçës të pranishëm në ambientet e gjykatës u shprehën se dasmën do ta zhvillojnë më 27 gusht por deri më sot kanë qenë në ankth edhe për të shpërndarë ftesat pasi djali i tyre ndodhej në qeli.
Vetë Muça i kërkoi gjykatës të bëj çdo hetim duke deklaruar se ai nuk është i përfshirë me trafik droge dhe lirimin e vlerësoi si një dhuratë që drejtësia i bëri atij për dasmën.
Më 17 korrik policia e Kavajës mundi të zbulojë trafikun e drogës duke sekuestruar 1 ton e 300 kg kanabis dhe prangosi 4 persona dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë.