Akuzat për Balilin, i dyshuar vetëm për 670 kg kanabis - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-16

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri e akuzon Klemend Balilin për trafik droge të kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, vetëm për një rast të ndodhur më 6 maj të 2016.Në kërkesën për gjykim dorëzuar në gjykatës, thuhet se dy shtetas shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj, duke marrë urdhër nga Klemend Balili dhe me marrëveshje nga një tjetër person, kanë futur në territorin grek një skaf me rreth 670 kg kanabis të papërpunuar.Skafi me drogë ishte nisur nga Saranda dhe destinacioni përfundimtar ishte ishulli i Zakinthios, ku do ti dorëzohej anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.Kjo sasi, thuhet në dosje, është dorëzuar më datë 6 maj, sasi e cila u sekuestrua më pas nga policia.Me nisjen e hetimeve nga autoritetet greke, Klemend Balili u konsiderua prej tyre si Eskobari i Ballkanit, apo Baroni i Drogës.Dy vite më parë për Balilin gjykata greke caktoi masën e arrestit me burg në mungesë, ndërsa kërkesa për arrestimin e tij iu dorëzua policisë shqiptare.Prej më shumë se dy vitesh Balili ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ai u vetëdorëzua.Balili vijon të qëndrojë në ambientet  paraburgimit në drejtorinë e policisë Tiranë, ndërsa nesër pritet të dalë para gjykatës për tju komunikuar edhe masa e sigurisë.Balili akuzohet nga prokuroria edhe për 3 vepra të tjera penale, ?Pjesëmarrës në Grupin e Strukturuar kriminal?, ?Refuzim për deklarimin, ose deklarimi i rremë i pasurive, si dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale.Vetëdorëzimi i tij u bë në të njëjtën ditë kur prokuroria çoi dosjen në gjykatë.Mësohet se në përgjigjet e fundit të mbërritura në vendin tonë nga autoritetet greke, ku përmbanin dëshmitë e të arrestuarve në Greqi, asnjëri prej tyre nuk kishte pranuar se kishte komunikuar apo të kishin njohje me Klemend Balilin.Në hetimet për të mori pjesë edhe DEA amerikane.Ndërkohë, që paraditen e sotme, familjarët e Balilit janë lejuar ti çojnë atij ushqime dhe veshmbathje.

Share This Video


Download

  
Report form