Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kapet nga policia me një sasi të konsiderushme droge e armësh në banesë vëllai i të dyshuarit për vrasjen e 17 Dhjetorit në Shkodër, ku mbeti i vdekur 35-vjeçari Angjelin Shkambi.
Policia e qytetit të Shkodrës ka vënë në pranga Klaudio Koçekun, 25 vjeç , banues në fshatin Grude e Re, vëllai i autorit të ngjarjes që ndodhur gjashtë ditë më parë.
Burimet zyrtare thanë në vazhdimësi të veprimeve operacionale për përcaktimin e vendndodhjes dhe kapjen e autorit Artan Koçeku si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Angjelin Shkambit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Klaudio Koçeku, 25 vjeç.
Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Grude e Re, Shkodër, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thasë, dhe 2 bidona, me peshë 141 kg lëndë narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjeten edhe 4 automatik model 56, 1 çifte, një pushkë snajper me dy fishekë dhe 6 krëhëra me fishekë model 56.
Më 17 dhjetor në zonën e varrezave të Shkodrës u qëllua me tre plumba shtetasi Angjelin Shkambi.
Policia akuzoi për këtë ngjarje shtetasin artan koceku i cili rezultoi se kishte dalë nga burgu i peqinit dhe që kishte pasur me viktimën një konflikt për çështje borxhi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-arrestohet-vellai-i-autorit-te-vrasjes-se-angjelin-shkambit