Kosovë, LDK e VV synojnë shumicën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas dështimit të seancës konstituive të Parlamentit në Kosovë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është takuar me kandidatin për kryeministër të Vetëvendosjes Albin Kurti. Qëllimi ishte përafrimi i programeve politike për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale. Pas takimit me Kurtin, Lutfi Haziri, tha se biseda e zhvilluar është vazhdimësi e takimit të parë nga kryetari i LDK-së, dhe sipas tij, në ditët në vijim do të intensifikohen kontaktet mes palëve. Por, sipas kreut të LDK-së, Isa Mustafës, bashkëpunimi me Vetëvendosjen pritet te jetë I vështirë, për shkak të mos përputhjeve programore e po ashtu edhe për shkak të garës së ngushtë mes tyre në zgjedhjet lokale për kreun e Komunës së Prishtinës, si dhe në Gjakovë, Ferizaj dhe Prizren. Ende nuk dihet nëse LDK dhe Vetëvendosje do të arrijnë një marrëveshje. Të enjten koalicioni PAN dështoi në sigurimin e 61 votave për zgjedhjen e kreut të ri të parlamentit, shumicë që do t?i siguronte njëkohësisht edhe qeverinë e re në Kosovë. PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpresojnë në një bashkëpunim me AKR e Behgjet Pacollit, por kjo për momentin duket e vështirë.

Share This Video


Download

  
Report form