http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vetëm pak ditë përpara konstituimit të kuvendit të ri, liderët në kosovë pavarësisht negociatave të shumta nuk po arrijnë të finalizojnë një marrëveshje për koalicionin qeverisës.Për ngërcin e krijuar ka pasur kritika nga faktori ndërkombëtar, I cili ka bërë apel për formim sa më të shpejtë të qeverisë së re.Dy deputetët gjermanë peter Beyer dhe Christian Schmidt gjatë konferencës në Prishtinë theksuan se nuk ka kohë për të humbur.CHRISTIAN SCHMIDTDEPUTET, CDUKjo është java vendimtare për vendin tuaj. Është e rëndësishme për krijimin e qeverisë. Për zhvillimet në Kosovë është e interesuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Ne nuk jemi këtu për t?i zhvilluar bisedimet për krijimin e koalicion, por për të dhënë mbështetjen tone. Nuk është e thënë që të krijohet një martesë dashurie, ajo që ka rëndësi është që të ketë besim në mes të palëve. Në koalicione ekziston një rregull i artë. Rregulli është telefoni dhe jo mikrofoni .Për ligjvënësit gjermanë është e rëndësishme që të ketë një qeveri të qëndrueshme, pa lojëra taktike.PETER BEYERNegociatat për koalicion kanë mbërritur një pikë, që të gjithë duhet kuptuar se nuk duhet humbur kohë me detajet teknike. Askush nuk duhet të dobësojë palën tjetër. Palët te jenë të relaksuara, të mos flasim për media, por të thërrasin njëra tjetrën në telefon dhe të caktojnë një takim.Një ditë më parë kreu i ldk isa Mustafa u shpreh se gjatë bisedimeve, LDK-ja i ka ofruar gjashtë minsitri LëvizjesVetëvendosje, duke shtuar se nuk kanë diskutuar për ministritë në veçanti dhe kjo do të bëhet pasi të gjendet një zgjidhje për Presidentin.