http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dështimit të koalicionit të majtë PAN, për formimin e qeverisë së re në Kosovë, LDK-ja e Isa Mustafës dhe Vetëvendosje, nisën kontaktet për të përafruar programet. Por Mustafa dhe PDK, nuk i kanë harruar tentativat e Vetëvendosjes për rrëzimin e qeverisë.
Janë të paktën 70 dosje që Vetëvendosje ka dërguar në Prokurori kundër qeverisë Mustafa. Ndaj, kryeministri në detyrë, i bëri thirrje Vetëvendosjes se është detyrim moral dhe politik, që ajo të dalë publikisht dhe të sqarojë se të gjitha sulmet dhe kërcënimet janë bërë për shkaqe politike.
?Është çështje edhe e obligimit politik dhe obligimet njerëzore dhe morale të Vetëvendosjes që ata t?i sqarojnë këto çështje?Që të mos keqkuptohet unë asnjëherë nuk kam kërkuar nga VV që t?i tërheq dosjet sepse ato janë dërguar para 4 viteve, dosjet janë trajtuar në prokurori dhe prokuroria ka dhënë vlerësimin e tyre për dosjet, sepse unë po të doja kisha kërkuar më herët, por është çështje e drejtësisë. Mirëpo meqë është dal që ato dosje kanë qenë të pabaza sa më përket mua, bile iu takon që ta dalin dhe të thonë se kemi bërë për efekte politike, që katër vjet e kemi mbajtur kryeministrin peng, ia kemi nxirë fytyrën para komunitetit ndërkombëtarë me dosje të rrejshme dhe akuza të rrejshme sepse nuk është vetëm çështje e imja ajo, është çështje që e bie një kryeministër të vendit që ai kur të ulet me partnerë ndërkombëtarë të mendojnë se ai është një kryeministër që peshon me 70 dosje e sot kërkush nuk e pranon që ato 70 dosje kanë qenë të pavërteta ndaj meje por unë nuk jam kundër asaj që ata i kanë dërguar, sepse kanë menduar se mund ta sqarojnë një proces, por që nuk ka qenë i lidhur me mua?.
Kreu i LDK-së, thekson se ai nuk dëshiron që rasti i tij si kryeministër i sulmeve, të bëhet shkak për mosfunksionimin e shtetit. Sipas tij, është më e rëndësishme përafrimi i programeve qeverisëse që e çon vendin drejt zhvillimit ekonomik, liberalizimin e vizave dhe integrimit europian.
Pak ditë pas dështimit të seancës konstituive të parlamentit në Kosovë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri zhvilloi një takim me kandidatin për kryeministër të Vetëvendosjes Albin Kurtin. Haziri njoftoi se në ditët në vijim do të intensifikohen kontaktet mes palëve, edhe pse bashkëpunimi pritet të jetë I vështirë për shkak të mospërputhjeve programore.