http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qendra e Tiranës, nuk do te jete me per qarkullimin e mjeteve, ndaj mësohuni me këtë fakt! Ky është mesazhi i kryetarit te bashkise ndaj drejtuesve te mjeteve. Tashme qe ne shesh kane nisur punimet per qendrën pedonale, Erion Veliaj, kërkon bashkëpunimin e qytetareve per këtë projekt, i cili qe ne diten e pare te zbatimit, krijoi trafik dhe irritim te qytetareve. Kreu i bashkisë paralajmëroi se ky investim do te shoqërohet nga kontestime dhe reagime politike, ndoshta dhe me te forta se ato për këndin e lojërave. Gjate kohës se punimeve per kthimin e sheshit ?Skenderbej? ne zone pedonale, bllokimet ne qarkullim, do te jene te pjesshme. Devijimet ne rruge do te varen nga zonat ku bëhen punimet, ndërsa bashkia do te lajmëroje me herët drejtuesit e mjeteve. Gjithsesi ne një te ardhme jo shume te largët, qendra e Tiranës, do te jete vetëm për këmbësoret dhe biçikletat. Aktualisht, punimet kane nisur përreth Muzeut Kombëtar dhe pranë Monumentit te Skënderbeut. Ne këtë zone, do te behet sistemimi i kanalizimeve, ujit te shatërvanëve dhe vendosja e shtresës përfundimtare me gurë nga treva te ndryshme. Ndërsa përreth Muzeut është planifikuar krijimi i një Kopshti Botanik. Ne muajin tetor, parashikohet te përfundoje Unaza e Vogël, pas zhvendosjes qe pritet t?i behet nënstacionit elektrik. Po ne tetor nis puna per parkimin nëntokësor me 300 vende ne lulishten mes Bankës se Shqipërisë dhe Muzeut Kombëtar. Ky projekt do te zgjasë 7 muaj. Ndërsa faza e pare e sheshit ?Skenderbej? qe do t?i japë pamjen qendrës pedonale kërkon nje vit kohe dhe një investim prej 530 milion lekësh. Edhe për fazat e tjera plotësuese, fondi tashme është siguruar.