http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është përballur ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat me kritika te ashpra, per humbjen e zgjedhjeve ne Dibër. Ndryshe nga qëndrimi zyrtar i lidershipit te PD; deputetet ne mbledhjen me dyer te mbyllura jane fokusuar tek vete problemet e Partisë Demokratike.Eduard Selami, ka qene nje prej zërave kritike duke vene ne dukje se kjo humbje erdhi si pasoje e gabimeve te vete PD e duke kërkuar mbledhjen e këshillit kombëtar, per te bere nje analize te plote.Eduard Selami: Kemi pasur shume humbje e nuk është bere asnjë analize serioze. Partia demokratike nuk është prone personale e Lulzim Bashes.Majlinda Bregu ka qene gjithashtu nje nga zërat kritike ne kete mbledhje, duke vendosur përgjegjësinë tek mënyra si ka funksionuar partia.Majlinda Bregu: Do vazhdojmë te themi na vranë, na vodhen, na blene; ky eshte fatalizëm dhe jo shprese. A e di zoti kryetar se ne jemi ne konfuzion total, se deget tona jane ne bjerrje totale; kane 3 vjet qe bejne vetem zgjedhje, jane te përçarë, te pamotivuar. Nuk mund te vendosesh aleanca pa i diskutuar; nuk mund te presim te na shkele syrin LSI dhe as te na beje fushata Kreshniku.Deputetet e tjere kane kritikuar strategjinë e PD ne Dibër e nuk kane munguar zërat per largimin e sekretarit organizativ te PD. Por ish-kryetari i PD, Berisha, ka vene theksin tek roli i parave te drogës ne zgjedhje, duke theksuar se PD eshte ne momente kritike, pasi vendi eshte shndërruar ne Kolumbi, duke folur serish per revolucion demokratik. E ne fund te debatit qe zgjati me shume se dy ore, kryetari Basha para medias foli vetëm per aleancën e krimit me politiken, si faktori qe shkatërroi zgjedhjet ne Dibër.Lulzim Basha: Grupi tregoi një vendosmëri të plotë dhe të gjithanshme për një konkluzion të cilin unë e kam shpallur tashmë dhe dua t?ua përsëris: vendosmërinë e partisë demokratike për të bërë gjithçka që të këpusë hallkat që lidhin krimin me politikën. Në veçanti kartelin e drogës e cila ka mbuluar Shqipërinë dhe e ka futur për herë të parë në 26 vite në një situatë të paprecedentë për sa i përket kultivimit të drogës.Sipas liderit te opozitës, aksioni politik i PD do te fokusohet tek garantimi i lirisë se votës.