Opinion - Kush "tradhetoi " opoziten? (11 shtator 2017)

RTV KLAN 2018-05-02

Views 0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Lorenc Vangjeli, Iris Luarasi, Preç Zogaj, Ervis Iljazi, Artan Hoxha, Artur Zheji

E ftuar në emisionin ?Opinion? Iris Luarasi është shprehur se rrjedhja e votave nga Partia Demokratike është një ngjarje që duhet ti kushtojmë vëmendje pasi bëhet fjalë për një gurp parlamentar të ri që shet votën. ?Është një proces që duhet ti kushtojmë vëmendje, sepse bëhet fjalë për shitjen e votës. Personalisht mendoj që shitja e votës është e turpshme, sepse njerëzit që kemi neve në parlament duhet të jenë të parët që të anatemojnë shitjen e votës. Nëse kjo ngjarje ndodh brenda parlamentit është e rëndë?. Sa i përket zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit Luarasi është shprehur se figurat që i përkasin sistemi të vjetër nuk duhet të jenë në qeveri. ?Unë do të isha për një fshirje të gjithë njerëzve që kanë qenë pjesë e sistemit të vjetër. Sepse nuk ka vetëm në PS por ka edhe në PD figura të tilla?.

I ftuar në emisionin ?Opinion? analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se debati nga ana e PD-së për zgjedhjen e Ruçit në krye të Kuvendit është artificial dhe hipokrit. Vangjeli deklaroi se një sistem politik mund të ndërrohet brenda natës, por mentaliteti i një shoqërie për sistemin do një brez të tërë që të ndryshoj. Më tej Vangjeli ka thënë se, ?mentaliteti komunist e gjeni tek doktori?, më tepër se sa tek Gramoz Ruçi.

Analisti Artur Zheji mendon se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi nuk përfaqëson ato akuza që opozita ka hedhur kundrejt tij. Këtë deklaratë Zheji e bëri sonte në studion e Opinion, ndërsa theksoi se kreu i Kuvendit nuk është aspak një person që i përket një grupi apo mendësie të vjetër të regjimit komunist. Ai tha se mjafton vetëm të shohësh jetën e Ruçit; çfarë pi, si jeton dhe si vishet. Zheji tregoi se kreu i Kuvendit ka një burrëri dhe mbi të gjitha koha e ka modernizuar, duke lënë të nënkuptuar se ai nuk është aspak i tillë si e skicon opozita. Analisti Artur Zheji, sonte, deklaroi se shtrëngimi i duarve mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha në seancën e parë parlamentare, ishte qartazi një demonstrim force nga ana e mazhorancës. Sipas tij, pikërisht kjo mazhorancë, ka krijuar bindjen edhe tek kundërshtari politik që loja e opozitës dhe pozitës mbaroi, duke nënkuptuar se ka ardhur koha e marrëveshjes.

Share This Video


Download

  
Report form