Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN
Të ftuar: Stefan Cipa, Altin Qato, Artan Hoxha, Flamur Vezaj
Emisioni ?Opinion? ka si temë të mbrëmjes, pyetjen: Kush i nis avionët me kanabis? Njëri nga të ftuarit në studio, Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato bëri me dije se një banor i zonës ka lajmëruar Policinë e Shtetit se ka parë një avion të ulët. Qato tha se Policia dhe Prokuroria kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar në lidhje me ngjarjen. Ai theksoi se Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, si në këto çaste, detajet janë minimale deri në një hetim më të plotë nga ana e organeve kompetente.
Gazetari i ABC News, Flamur Vezaj bëri me dije në Opinion në lidhje me avionin e rrëzuar në pistën e Ishmit, Durrës, bëri me dije se Policia e Shtetit po dështon në lidhje me survejimin apo identifikimin e këtyre vendeve ku avionë të ndryshëm ulën dhe ngrihen në territorin shqiptar. Ngasa vihet re, të krijohet përshtypja se e gjithë hapësira ajrore është krejtësisht e pasurvejuar. Vezaj, duke përfituar nga prania e Drejtorit për Sigurinë dhe Rendin në Policinë e Shtetit, Altin Qato, e ka pyetur këtë të fundit, nëse policia ka informacion për pistën që është shumë pranë Rinasit. Ai tha se e bëj këtë pyetje, duke e ditur mjaft mirë se opozita, kohë më parë, e ka ngritur një çështje të tillë. Gazetari i ABC News, Flamur Vezaj bëri me dije se avioni është rrëzuar dy orë më parë se të lajmërohej Policia e Shtetit. Vezaj tha se kjo mbetet një nga pistat që i mbetet hetimeve të mëvonshme nga organet kompetente. ?Ndërsa në lidhje me ngjarjen, ai tha, se një bari i zonës e ka konstatuar rënien e avionit dhe menjëherë ai ka lajmëruar familjen e tij dhe më pas është lajmëruar inspektori i zonës?, tha Vezaj.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror ku përmenden oficerë policie të implikuar në mbjelljen e kanabisit, drejtuesi i lartë i policisë Altin Qato, deklaron se ky raport nuk akuzon drejtpërdrejtë oficerë policie. Sipas Qatos, bëhet fjalë për informacione që vijnë nga SHISH në kuadrin e bashkëpunimit të policisë me institucionet inteligjente. Qato shtoi se nga policia e shtetit janë përjashtuar 8 punonjës dhe janë nën hetim 21 të tjerë për mos ushtrim detyre në rastin e kontrollit të zonave të mbjella me lëndë narkotike. ?Ndërmjet shumë drejtimeve kemi dhe bashkëpunimin me institucionet initeligjence. Ne kemi shkëmbim inofrmacioni me SHISH.Vijnë informacione në kuadër të shkëmbimit të informacionit me SHISH. Nuk akuzohen drejtpërdrejt oficerë policie. Ne i kemi ndarë me zona që kontrollohen, Janë përjashtuar 8 punonjës të policisë dhe 21 nën hetim për shkak të mosushtrimit të detyrës në kontroll të zonave?.
Avioni i vogël i rrëzuar mëngjesin e sotëm në grykëderdhjen e Ishmit, ka ndezur debatin në studion e Opinion mes Çipës dhe Salianjit. Debati për kanabisin e mbjellur dhe humbjen e sovra...