Report TV - Rama: Dora jonë e shtrirë, Basha frikë nga fantazmat e Patozit dhe Jozefinës

Report TV 2018-05-02

Views 0

Kryeministri Rama në fjalimin e fundit para votimit në Kuvend, kërkoi edhe njëherë bashkëpunim me opozitën, por Basha, sipas tij më shumë kishte hallin të mundte fantazmat e Astrit Patozit dhe te Jozefinës.

?Dora jonë do vazhdojë të shtrihet ndaj jush edhe nuk keni parë gjë akoma. Së dyti më vjen keq nga ana tjetër që unë nuk bërë dot asnjë dallim mes fjalëve tuaja sot dhe atyre që thatë po këtu katër vjet më parë.

Nuk çuditëm as për këtë, mirë nuk më vjen që nuk e sfiduat për asnjë çast qeverinë e re në artikulimin qoftë edhe vetëm të një gjëje të re, mirëpo as edhe një gjë, as edhe një fjali të re, qoftë edhe një tingull të padëgjuar në këngën të katër viteve më parë, me durim dhe këmbëngulje në veshët tuaj, me shpresë se ju do zgjoheni dhe do reagoni, duke na sfiduar me ide që hapin debat, jo me gërrhitje me sy hapur që thyejnë heshtjen, duke mos refuzuar dorën e shtrirë të bashkëpunimit tonë për çështje që nuk janë të majta, nuk janë të djathta, janë çështje shqiptare.

Duket sikur kultura e mohimit të realitetit është bërë një sëmundje politikisht e transmetueshme. Edhe kryetari Basha ishte në fjalën e vet të parën në këtë sallë një kopje e tronditur e udhëheqësit të Republikës së re.

M?u duk sikur më shumë e kishte hallin të mundte këtu fantazmat e Astrit Patozit dhe te Jozefinës që e akuzojnë e kërcënojnë nga ata penxheret e Mark Zucerbergut? deklaroi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form