http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë, te paktën sikur edhe një here te vetme, e kemi pare filmin "Kapedani". Por përtej batutave komike qe i njohim, ky prodhim i vitit 1972, e qe konsiderohet nder me te arriret, i ka shërbyer regjimit komunist për te propaganduar nje shoqëri liberale, e qe ne fakt nuk ishte e tille. Erjo Mile, është 20 vjeç. Pra, ai ka lindur ne vitin 1993. E thëne ndryshe, studenti nuk e njeh kohen e komunizmit dhe kinemaja e para viteve '90 eshte nje mënyre per ta kuptuar atë. Plot 230 filma janë prodhuar nga ish kinostudio Shqiperia e Re, te cilat pedagogu Julian Bejko i konsideron mënyrën me te mire për te kuptuar dhe mesuar te rinjve sesi funksiononte shoqëria shqiptare, propaganda dhe jeta e kohes. Shembull: ne disa filma ne vitet '60, pirja e duhanit ishte simbol i emancipimin. Ndersa po ky gjest ne filmat e viteve '70, konsiderohej ves. Duke përzgjedhur disa nga prodhimet e kohës, e duke ftuar ne salle edhe autore te filmave, si ne rastin e Kapedanit operatorin Ilia Terpini, aktiviteti eshte kështu nje mënyre e re per ta pare me sy tjetër, ate qe organizatoret e quajnë "Hollivudin" tone.