Ambasadori i SHBA, Donald Lu, dhe ajo e BE, Romana Vlahutin, ka marrë pjesë në aktivitetin që po zhvillohet me rastin e 20-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori Lu tha se në sallë ka dy grupe, grupi i parë me shumë përvojë, dhe grupi i dytë, sipas diplomatit amerikan edhe më i rëndësishmi, që janë të rinjtë me shpresë dhe optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Më tej, ambasadori Lu foli dhe për grupet kriminale në vendin tonë, duke thënë se duhen futur në burg peshqit e mëdhenj, sipas tij, kanabisi do të kthehet sërish. Duke përmendur emrat e Shullazit, Lul Berishës e Klement Balilit, diplomati deklaroi se janë katër klane kryesore që drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare, dhe se në Shqipëri ka shumë të tillë.