TIRANE - Ambasadori i SHBA, Donald Lu, bëri akuza të forta në lidhje me bandat kriminale, që veprojnë në vendin tonë, teksa deklaroi se drejtuesit e krimit rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht. Lu tha se në Shqipëri janë katër klane kryesore që kontrollojnë 20 familje kriminale, të cilat menaxhojnë operacione kriminale, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave. Sipas diplomatit amerikan, krerët e këtyre bandave janë Emiljano Shullazi, i cili vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit, Lulzim Berisha, që u lirua gabimisht nga zyrtarët e burgut, dhe Klement Balili, që ia ka dalë t?i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.
?Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës Emiljano Shullazi, për të cilët media pretendon se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet i lirë.