Report TV - Lulzim Basha: T’u presim rrugën komunistëve nga drejtimi i vendit

Report TV 2018-05-03

Views 0

Në seancën përkujtimore në Kuvend për deputetët e ekzekutuar nga komunizmi ka folur edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se ndihet fajtor që nuk janë dënuar krimet e komunizmit.

?Të nderuar familjarë të deputetëve të martirizuar. 70 vite më parë regjimi komunist i Hoxhës pushkatoi grupin e deputetëve të fundit opozitar në sallë. I vrau se mendonin ndryshe, sepse nuk u pajtuan me komunizmin me vdekjen e pluralizmit. Kësaj shoqërie i mbahet e fshehur një vërtetë e madhe.

Komunizmi u instalua me dhunë dhe me gjak. Sot ndihem fajtor, si deputet, politikan dhe kryetar i PD, që nuk kemi dënuar krimet e komunizmit, për të penguar eksponentët e komunizmit që të mos jenë në jetën politike.

Share This Video


Download

  
Report form