Liroi te arrestuarin me 5 ton kanabis, KLD nis verifikimin për gjyqtarin

RTV KLAN 2018-05-03

Views 0

Pas lirimit nga burgu të një personi të cilit iu gjet në shtëpi 5 ton kanabis, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin për rastin. KLD sqaron se verifikimi ka nisur për gjyqtarin Arqile Basho, i cili nxorri nga qelia Rakip Arapajn. 58-vjeçari u arrestua në korrik të këtij viti gjatë superaksionit antidrogë në Llakatund të Vlorës ku u kapën në total 15 ton kanabis. Sipas KLD-së, inspektoriati ka nisur verifikim pas bërjes publike të çështjes në media. Janë kerkuar nga Gjykata e Vlorës vendimet dhe procesverbalet e mbajtura mbi proceset gjyqsore ndaj Arapajt, fillmisht per caktimin e masës së sigurisë arrest me burg dhe më pas ndryshimin e masës në arrest shtëpie. KLD-ja sqaron se vetëm pas monitorimit do të dalë me një vendim për gjyqtarin, nëse e ka respektuar ligjin apo ajo.

Share This Video


Download

  
Report form